Shkarkuan gjithë stafin teknik, Flamurtari prezanton trajnerin e ri! Rikthehet pas 15 vitesh

Shkarkuan gjithë stafin teknik, Flamurtari prezanton trajnerin e ri! Rikthehet pas 15 vitesh

Eqerem Memushi

VLORË - Flamurtari ka emëruar në stol trajnerin Eqerem Memushi, që së bashku me Edmond Liçaj do drejtojnë skuadrën e futbollit deri në fundin e këtij sezoni në Kategorinë e Parë.

Pak ditë më parë, administratori Sinan Idrizi shkarkoi trajnerin Dritan Resuli dhe gjithë stafin teknik, kjo pas barazimit 0-0 në shtëpi kundër Besës.

"Eqerem Memushi dhe Edmond Licaj do të drejtojnë  Flamurtari Football Club deri në përfundim  të sezonit aktual. U urojmë suksese dhe mirëseardhje përsëri me fanellën kuqezi të Flamurtari F.C", shkruajnë vlonjatët.

Tanimë Memushaj rikthehet në stolin e vlonjatëve pas 15 vitesh, teksa i ka drejtuar kuqezinjtë edhe në sezonin 2009-2010. 58-vjeçari ka qenë trajner edhe te Tomori, Apolonia, Bylis, Oriku dhe Shqipëria U-15.

Renditja në Kategorinë e Parë

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Fier, përplasen dy automjete tek 'Ura e Mbrostarit', drejtuesja e Wolksvagenit dërgohet në spital

Fier, përplasen dy automjete tek 'Ura e Mbrostarit', drejtuesja e Wolksvagenit dërgohet në spital