Aia Rosario D'Onofrio është ndër 42 të arrestuarit në operacionin e Guardia di Finanza dy ditë më parë në kuadër të një hetimi nga DDA Milaneze që çoi në çmontimin e trafikut të drogës mes Italisë dhe Spanjës. Ai është Kryeprokurori i Shoqatës të Arbitrave Italianë (AIA), i njohur ndryshe me nofkën “Rambo” për shkak të së kaluarës në ushtri. Mirëpo sot ai është në akuzë për korrier droge dhe parash në një hetim të nisur nga Prokuroria e Milanos
Nga sa raportojnë mediat italiane, autoritet përkatëse kanë zbuluar se si “Rambo” transportonte drogë gjatë pandemisë. Për këtë ka prova, pasi në 30 mars të 2020, i veshur me veshje ushtarake, që ia kishte marrë shokut, është filmuar teksa transportonte rreth 35 kg hashash me makinën personale tip Volvo XC 60. Këtë uniformë ai e kishte marrë nga një koleg, pasi vetë ishte pezulluar nga Forcat e Armatosura për shkak të thyerjes të disiplinës dhe me anë të kësaj uniforme arrinte që të lëvizte i lirë edhe në një kohë kur në fuqi ishin masat anti-COVID.
Hetuesit kanë zbuluar se D’Onofrio ishte korrieri kryesor i një bande që operonte në Spanjë dhe Itali. Ai kishte për detyre që të shpërndante drogën, e cila vinte me kamionë nga Spanja. Ish-ushtaraku furnizonte me armë anëtarët e grupit. Në përgjime të tjera telefonike dëgjohen këta të fundit teksa pranojnë se “Rambo” ishte i aftë që të torturonte njerëz në forma të ndryshme.
Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar 42 persona të lidhur me mafien dhe bandat e drogës, mes tyre edhe shqiptarë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6768
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39
-
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
21 Dhjetor, 18:59