Florida u godit një ditë më nga nga uragani i fuqishëm Irma, i cili “pushtoi” vendin nga uji, prej ku u evakuuan me miliona njerëz. Ditën e sotme, u raportua për një tërheqje të uraganit dhe ulje të shkallës së stuhisë, ndërsa tashmë kanë nisur dhe operacionet e mëdha ndihmës. 

Stuhia u dobësua pasi u zhvendos në bregun perëndimor të shtetit gjatë natës, por Miami dhe zonat e tjera urbane janë goditur dhe përmbytur.

Gjashtë milionë shtëpi, 62% e të gjithë shtetit, janë pa energji, ndërsa zyrtarët kanë paralajmëruar një “krizë humanitare”, raporton CNN. Stuhia iu mori jetën katër personave, duke shkatërruar vendin dhe shkaktuar dëme të mëdha. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com