Armët kimike siriane që do të vinin në Shqipëri kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në portin kalabrez të Goia Tauro. Anija daneze me 79 kontejnerë me gazra të braktisur nga ushtria e Damaskut mbërritën në brigjet italiane, të shoqëruara edhe nga forca të shumta sigurie të cilat kanë bllokuar të gjitha hyrje-daljet që të çojnë në port. Procesi i shkarkimit të armëve mund të zgjasë rreth 20 orë dhe do të kryhet nga punëtorë të kualifikuar, ndërsa neutralizimi i gazit pritet të zgjasë 60 ditë.
Ekspertët thonë se destinacioni përfundimtar i mbetjeve do jetë në Texas dhe disa vende evropiane, ku do të trajtohen si mbetje industriale. Ndërkohë autoritetet amerikane kanë siguruar se gjatë procesit të neutralizimit nuk do të lëshohet asnjë substancë e rrezikshme në atmosferë.
Në brigjet e Cape Ray do të zhvillohet një trajnim për procesin e hidrolizës që do të neutralizonte armët kimike.
Por, si do të kryhet procesi i neutralizimit të këtyre armëve, që mund të bëhej dhe në vendin tonë?
Video që shihni në ekran tregon se si funksionon sistemi i përdorur në bordin e anijes “Cape Ray”, e ardhur nga SHBA. Ajo bazohet në procesin e hidrolizës, ku bëhet ndarja e molekulave në shumë pjesë nën presionin e ujit të nxehtë. Lëndët toksike janë vënë në reaktorë portativë nën bashkëveprimin e titanit me hidroksidin e natriumit dhe ujit në temperaturë 90 gradë.
Brenda në reaktor substancat helmuese do të bëhen më pak toksike, të cilat të holluara me ujë në kontinjerë të veçantë që mbeten në bordin e anijes shkatërrohen më vonë nga djegia në impiantet gjermane.
/Shqiptarja.com

VIDEO