Shkatërrimi i bandës së trafikut të drogës Itali-Shqipëri pas 6 vitesh hetime, si u zbuluan 4 vëllezërit shqiptarë! Merrnin kokainën nga Shqipëria dhe shisnin në Brescia

ITALI- Mes 43 të arrestuarve gjatë një hetimi ndërkombëtar për trafikun e drogës që përfshinte Italinë dhe Shqipërinë, janë edhe katër vëllezër shqiptarë që banojnë në Palazzolo sull'Oglio, në zonën e Brescias.

Mediat italiane shkruajnë se hetimi nisi gjashtë vite më parë, me zbulimin e një çantë shpine me dy kilogramë kokainë, e hedhur nga një makinë me shpejtësi përgjatë autostradës dhe e gjetur nga policia rrugore e cila më pas arrestoi pronarët.

Numri i përgjithshëm është 119 persona të arrestuar dhe 26 të shpallur në kërkim dhe pjesa e fundit e mega-operacionit ndodhi orët e para të mëngjesit të së enjtes me bastisjen në të cilën 43 personat e fundit nën hetim përfunduan në pranga dhe u sekuestruan pasuri me vlerë 4,068,340 euro.

Efektivët e Guardia di Finanza të Brescias ndërhynë në operacionin , i cili në vitin 2017 kishte zbuluar fillimisht dy “fabrika” të kokainës dhe heroinës në Kremones dhe Milano. Droga vinte e pastër nga Shqipëria dhe më pas pritej dhe shpërndahej në veri të Italisë.

Lënda më pas shitej edhe në zonën e Brescias nëpërmjet një grupi kriminal të përbërë nga katër vëllezër shqiptarë nga shtëpia në Palazzolo sull'Oglio dhe prej andej më pas mbërriti në provincat e Bergamos dhe Milanos. Për të fshehur substancat, tregtarët e drogës përdornin makina me motor të mëdha, e i vendosnin në harkun e rrotave, pas targës.

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. Veprimtaria kriminale e këtij grupi kriminal ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.  Altin Dumani kreu i SPAK bëri me dije se në Shqipëri janë dhënë 20 masa ‘arrest në burg’ nga të cilat janë ekzekutuar 15, dhe 1 person në ‘arrest shtëpie’.

Po zhvillohen veprimet për sekuestrimin e 5 milionëve eurove, ndërkohë që më parë janë bllokuar më shumë se 1 milionë euro pasuri. Ky është epilogu i një hetimi të zhvilluar bashkërisht nga Prokuroria Publike e Bergamos dhe SPAK në Shqipëri, i cili ka çuar tashmë, në të njëjtin aktivitet hetimor, në arrestimin në flagrancë të 62 personave.

21 ‘urdhër arrestet’ në Shqipëri

1.            Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga (Nga Durrësi)

2.            Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago (Nga Durrësi)

3.            Emirjan Beu (Nga Durrësi)

4.            Dorian Beu (Nga Durrësi)

5.            Syrjan Tola (Nga Durrësi)

6.            Igli Lala alias Oltion Lala (Nga Durrësi)

7.            Ramazan Grada (Nga Durrësi)

8.            Florid Vukaj (Nga Malësia e Madhe)

9.            Gjergj Zefi  (Nga Durrësi)

10.          Renato Zefi (Nga Durrësi)

11.          Rexhep Dallupi (Nga Peqini)

12.          Alfred Luli (Nga Tirana)

13.          Gjergji Luli (Nga Tirana)

14.          Saimir prenga Nga Tirana)

15.          Lorik Prengaj alias Fabio Prenga (Nga Tirana)

16.          Françesko Çeçi alias Francesko Ceci (Nga Durrësi)

17.          Ilir Duro (Nga Tirana)

18.          Lulzim Selimi (Nga Durrësi)

19.          Dhimitër Nina (Nga Durrësi)

20.          Eledjo Dedej (Nga Durrësi)

21.          Enkeleda Bakalli, vetmja në 'arrest shtëpie' (Nga Durrësi)

Shifrat e operacionit

Janë ekzekutuar në total që prej fillimit të hetimeve në total 119 masa të parandalimit personal, duke përfshirë arrestimet në flagrancë, arrestimet me vonesë dhe urdhrat e paraburgimit (që vijojnë të kryehn në Shqipëri);

Sekuestrimi i mbi 120 kilogramë kokainë të importuar nga Holanda dhe mbi 15 kilogramë heroinë shumë të pastër, të rafinuar për t'u shpërndarë më pas tek klientët, në dy laboratorë - objekt sekuestroje - të vendosura në provincat e Kremones dhe Milanos;

Sekuestrimi i më shumë se 129 kilogramëve marihuanë dhe 92 kilogramë hashash. Me referencë specifike për marijuanën, farat përkatëse u importuan në Itali për kultivim në terren në dy serra (gjithashtu të sekuestruara) të krijuara brenda po aq fermave të vendosura përkatësisht në provincat Mantua dhe Modena;

Sekuestrimi parandalues i aseteve dhe burimeve financiare në shumën totale prej 5,068,340,00 euro.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi