Shkatërrimi i Shengenit? Lajçak:
Telashe për Ballkanin Perëndimo

Shkatërrimi i Shengenit? Lajçak:<br />Telashe për Ballkanin Perëndimo
Nëse Shengeni shpërbëhet, do të ketë telashe për Ballkanin Perëndimor. Është ky paralajmërimi që ka bërë sot ministri i brendshëm sllovak Miroslav Lajçak gjatë takimit me homologët e tij nga vendet anëtare të BE-së të mbajtur në Amsterdam.

Shpërbërja e sistemit të lëvizjes së lirë brenda Europës do të kishte pasoja tepër të rënda për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse ky sistem bie, Ballkani do të pësonte pasojat më të rënda-ka thënë Lajçak duke nënvizuar nevojën e një politike të besueshme për të zgjidhur krizën e refugjatëve me të cilën vijon të përballet BE.

Për ministrin e brendshëm italian Angelino Alfano, për momentin Shengen-i është i sigurt, por rreziku i shpërbërjes është ende aktual. Pas takimit në Amsterdam, Alfano paralajmëroi se BE ka vetëm pak javë kohë për të evituar që Shengen të shpërbëhet për shkak të egoizmit të disa vendeve anëtare. “Kemi kohë deri në maj për arsye teknike dhe politike”-tha Alfano duke i kujtuar të gjithë atyre në Italia që kërkojnë pezullimin e marrëveshjes Shengen se kjo gjë do të sillte dëme të mëdha ekonomike.

Por ministrja austriake e punëve të brendshme Johanna Mikl-Leitner tha pas takimit, se Shengeni është në rrezik shpërbërje, ndaj duhet vepruar urgjentisht. Ajo paralajmëroi Greqinë se do të përjashtohet nga zona Shengen nëse dështon në reduktimin e fluksit të refugjatëve.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot