Shkatërrohet afresku 1200-vjeçar
Fondet i përgjysmoi Sali Berisha

Shkatërrohet afresku 1200-vjeçar<br />Fondet i përgjysmoi Sali Berisha
TIRANE- Krimi arkeologjik tashmë ka ndodhur. I zbuluar 9 vjet më parë në Derven të Krujës, një afresk 1200-vjeçar “bie viktimë” e etjes për tenderë dhe përfitime të drejtuesit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, dhe u la të degradonte në ujë. Përfundimisht zhduket pa lënë pas asnjë gjurmë afresku i kishës së vjetër të Shën Gjon Pagëzorit (shek. XIII-XIV). 
Për fat të keq kemi në dorë vetëm fotografitë... me “viktimat” pjesë e këtij afresku: Shën Palin, Shën Pjetrin, Shën Gjon Pagëzorin, Engjëllin Gabriel e virgjëreshën Mari, që mbeten si dëshmi të krimit në këto pamje të marra gjatë zbulimit arkeologjik.  
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor