'Turizmi i madh' shkatërrohet banda e drogës italo-shqiptare, trafikonin kokainë e heroinë me vlerë 7 mln €

Policia italiane ka finalizuar një operacion të quajtur “Turizmi i Madh”ka cuar në shkatërrimin e një bande trafikantësh italo-shqiptare.

Në pranga kanë rënë 6 persona, 5 italianë dhe 1 shqiptar.

Ngarkesa të mëdha kokaine dhe heroine përgatiteshin në Lombardia dhe dërgohej në Cagliari dhe pastaj përfundonte në Sarrabus dhe Ogliastra, dhe bëhej qarkullimi i rreth shtatë milionë eurosh brenda 7 muajve.

Shqiptari i arrestuar është Armando Ndoja banues në provincën e Milanos dhe i konsideruar korrieri i besuar i drogës i kësaj bande kriminale.

Grupi, i rikonstruktuar në hetimet e filluara në vitin 2015, bleu ngarkesat e drogës nga Shqipëria (në hetim përfshihen edhe qytetarë të tjerë shqiptarë të kërkuar aktualisht).

Policia italiane i ka quajtur "peshq të mëdhenj" të drogës 6 trafikantët e arrestuar. Për të komunikuar mes tyre ata përdornin një gjuhë të kriptuar e telefona celularë që i përdorinin vetëm njëherë.

Operacioni "Turizmi i madh" ka mundur të çoj në sekuestrimin e vetëm 5 kg kokainë e heroinë nga 25 kg drogë e dokumentuar nga investiguesit italianë në 5 ngarkesa të ndryshme.


(Armando Ndoja, shqiptari i arrestuar)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samir tironci: 27/05/2018 23:35

    Mendohet we I vellai xhafes I don tell gjitha kontaktet e grupeve re droges

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive