16 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni anti-drogë në Caserta të Italisë, ndërsa në mesin e të prangosurve janë edhe dy shqiptare, Alban Xhika dhe Armin Kurti.
9 prej këtyre personave do të qëndrojnë në masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa 7 të tjerët do të jenë në ‘arrest shtëpie’ deri në përfundim të hetimeve.
Të gjithë këto persona, u prangosen me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Hetimi ka nisur në fillim të vitit 2019 dhe është shtrire në vazhdimësi në 2022 deri më tani në disa zona mes Napolit dhe Casertës.
Përgjimet nxorën në dritë të paktën 400 raste të trafikut të drogës. Sakaq gjatë hetimeve është sekuestruar sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike, në vlerë totale rreth 10 mijë euro.