Organizata kriminale kishte një degë në Shqipëri dhe një tjetër në Napoli duke përcaktuar në këtë mënyrë edhe vendet nga vinte droga. Hetimi i nisur në vitin 2012 është finalizuar me 36 arrestimet e tanishme, duke përfshirë edhe 58 të prangosur në vitin 2015.
Në mesin e të arrestuarve të sotëm ka shqiptarë, italianëdhe polakë, ndërkohë që një pjese prej tyre u është caktuar masa me arrest shtëpie. Sipas medieve italiane një pjesë e grupit merrej me përgatitjen dhe tjetra me shpërndarjen tek blerësit kryesorë që ishin të miturit.