Policia gjermane ka shkatërruar një bandë droge në Berlin. Në pranga kanë rënë 5 shqiptar, të cilët akuzohen se kanë trafikuar 136 kilogramë marijuanë në Gjermani. Nëse droga do të hidhej një treg do të arrinte vlerën rreth një milion euro.
Sipas “Berliner Zeitung”, 4 shqiptarët ishin të moshës 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç, të cilët po trafikonin kanabis pranë një magazine në Velten në veri të Berlinit dhe t'i përgatisnin për shitje.
Hetuesit dhe policia kishin vëzhguar prej kohësh bandën dhe përgjonin telefonat e tyre. Kur kamioni Mercedes i drejtuar nga 50-vjeçari u fut në magazinë, 4 burrat e tjerë që prisnin aty filluan të shkarkojnë drogën nga rimorkio në një VW Caddy.
Zyrtarët konfiskuan 32,990 euro para në VW, që besohet se kanë ardhur nga shitja e drogave të tjera. Një gjykatës lëshoi urdhra arresti për të pesë burrat. Sipas raportimeve, policia është në kërkim të anëtarëve të tjerë të bandës ndërkombëtare.