Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Itali, 11 të arrestuar! Trafikuan 700 kg kokainë në Gjermani, Holandë e Belgjikë (EMRAT)

Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Itali, 11 të arrestuar! Trafikuan 700 kg kokainë në Gjermani, Holandë e Belgjikë (EMRAT)

Foto ilustruese

Një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës është shkatërruar nga policia në Itali. Nga 11 të arrestuar, 10 janë shqiptarë. Ata u vunë në pranga pasi merreshin me trafikun e lëndëve narkotike në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë.

Në pranga ranë: Klenis Qevani, 38 vjeç, Etmond Qevani, 46 vjeç, Erjon Arkaxhiu, 37 vjeç, Roland Hysollari, 44 vjeç, Sokol Sallaku, 41 vjeç, Elidon Shkalla , 27 vjeç, Geri Skilja, 28 vjeç, shqiptar, Ferdinando Bongiovanni, 61 vjeç, Arjan Ndoka, 48 vjeç, Renato Qevani, 31 vjec, Kleon Mema, 38 vjeç.

Sipas mediave italiane, hetuesit thonë se trafiku i drogës u krye nga viti 2020 deri në vitin 2022, periudhë kur u trafikuan rreth 700 kilogramë kokainë dhe hashash e fituan të ardhura rreth 35 milionë euro. Organizata me origjinë shqiptare derdhi lumenj kokaine në rajonin Marche, me qendër dhe bazë në Civitanova edhe në Porto Sant'Elpidio.

Përveç të arrestuarve, janë të përfshirë edhe 22 të tjerë në organizatën e trafikut të drogës. Nga policia italiane janë sekuestruar pasuri mbi 1 milionë euro.

 

/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare