Kulla e Dervish Alisë, ndërtesa 200-vjeçare që ndodhet në lindje të fshatit Dukat në Vlorë po shkon drejt shkatërrimit total. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili sjell pamjet e kësaj banese me vlera të spikatura historike dhe etnografike. Ja gjendja e banesës së klerikut bektashi që vuri çështjen kombëtare mbi fenë dhe udhëhoqi kryengritjet fshatare të vitit 1847. Kjo kullë ka pamjen e një kështjelle dhe shquhet për arkitekturën e veçantë, duke ruajtur tiparet karakteristike te banesës së Labërisë. Kulla me komplekset e banesave rrotull saj u shpall monument kulture në vitin 1979.
Tani syri të sheh vetëm një grumbull gurësh. Ambientet e këtyre kullave kanë pasur funksion të dyfishtë, banesë dhe kështjellë, me frëngji edhe për armët e zjarrit. Por aktualisht nuk gjen asnjë shenjë nga historia dhe madhështia e tyre. Porta kryesore është shkatërruar, në këtë banesë historike hyn çdo keqbërës i mundshëm duke vjedhur edhe sendet më vlerë që ka pasur kjo kullë.
Armand Xhelili raporton për Report TV se “Kullat e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës po shkojnë drejt shkatërrimit total. Kjo është një nga ndërtesat më të bukura dhe me vlera historike, kullat e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës , tashmë janë shkatërruar nga mos kujdesia dhe mirëmbajtja. Këto kulla janë shpallur monument kulture në vitin 1979, dhe janë bërë restaurime në kohë të ndryshme.
Por siç duket dhe nga pamjet , këtu mund të quhet një grumbull gurësh, pasi çatitë kanë rënë, dyshemetë po ashtu, asgjë nuk është si më parë, dhe të tregojë vlerat që ka kjo ndërtesë 200 vjeçare.
Sipas banorëve të fshatit Dukat, kjo kullë nuk shërben më për vizitorët , por vizitorët e saj janë bagëtitë dhe kafshët e fshatarëve të cilët i strehojnë aty. Porta kryesore është shkatërruar, dhe në këtë objekt kulturor hyn kushdo,edhe keqbërësit të cilët kanë marrë sendet më vlerë që ka pasur kjo kullë.
Ky kompleks është ndërtuar në 1847-48 ,dhe përfaqëson banesë e tipit kullë me tipare mbrojtëse dhe më të bukurat në Shqipërinë e Jugut. Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi përmendim kullën e vrojtimit, kullën mbrojtëse si dhe disa orendi të cilat nuk ndodhen më , si divani me kolona guri e harqe, shtëpinë e bukës, odën e miqve e banesa të tjera ndihmëse. Po ashtu në këtë banesë janë hapur dhe frëngji, ku dhe pozicioni kontrollonte gjithë territorin. Kulla e Dervish Alisë, ndërtesa 200-vjeçare që ndodhet në lindje të fshatit Dukat në Vlorë.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025
26 Dhjetor, 15:33
-
AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!
26 Dhjetor, 15:29
-
Ish-diplomati amerikan paralajmëron: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë
26 Dhjetor, 15:27
-
Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës
26 Dhjetor, 15:27
-
VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'
26 Dhjetor, 15:26
-
Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim
26 Dhjetor, 15:20
-
Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani
26 Dhjetor, 15:09
-
Gili dhe Redoni tërhiqen nga 'Big Brother VIP', Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë
26 Dhjetor, 14:58
-
Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë
26 Dhjetor, 14:51
-
Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg
26 Dhjetor, 14:42
-
Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro
26 Dhjetor, 14:41
-
FOTO/ Belind Këlliçi parkon Audin luksoz para dyerve të SPAK
26 Dhjetor, 14:40