Tirane- Një rrjet kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë u çmontua nga Policia Financiare e Milanos, me urdhër të Prokurorisë së Milanos. Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar 8 urdhra ndalimi nga të cilët 5 urdhër arrestimi me burg , 2 në arrest shtëpiak e 1 me detyrim paraqitje.
Grupi kriminal kryesisht me shqiptarë ishte aktive në zonat e Korsikos (Milano) dhe Sassuolo (Modena) dhe kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Monza dhe Modena.
Grupi kriminal brenda 6 muajsh ka trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë tregu 5 milionë euro.
Veprimtaria hetimore, e koordinuar nga Prokuroria Publike e Milanos, Drejtoria Antimafia e Qarkut, bëri të mundur identifikimin e rrjetit kriminal, i cili, duke përdorur pajisje të sofistikuara mesazhesh të koduara dhe duke shfrytëzuar kontakte të drejtpërdrejta me klanet shqiptare, lëvizte vëllime të lëndëve narkotike në vetëm 6 muaj. për një vlerë mbi 5 milionë euro.
Hetimet zbuluan lidhje mes të dyshuarve dhe organizatave të tjera kriminale me origjinë shqiptare me degë në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut, të afta për të importuar sasi të konsiderueshme droge për t'u shpërndarë në provincat e Milanos dhe Modenës dhe më pas pastrimin e të ardhurave të paligjshme në nivel ndërkombëtar. .
Identifikimi i anëtarëve të këtij grupi narkotrafikantësh shqiptarë u zbulua pas bisedave të kriptuara në aparate celulare të sofistikuara e të teknologjisë së fundit e me ndihmën e ekspertëve të Europol dhe Eurojust.
'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit
Antimafia italiane ka publikuar videon e operacionit të arrestimeve në kuandër të shkatërrimit të grupit kriminal që vepron midis Shqipërisë dhe Italisë.
Në video duket një operacion kontrolli në një makinë ku në pjesën e përparme të makinës, në kroskot u zbuluan 6 pako me drogë. Lënda narkotike ishte fshehur pas kroskotit.
Duke përdorur pajisje të sofistikuara mesazhesh të koduara dhe duke shfrytëzuar kontakte të drejtpërdrejta me bandat shqiptare, ky grup kriminal ka lëvizur sasi droge me vlerë mbi 5 milionë euro në vetëm 6 muaj.