ITALI- Një grup i rrezikshëm kriminal shqiptar është shkatërruar nga policia italiane. Sipas mediave italiane, janë vënë në pranga 14 persona nën akuzën për trafik droge, grabitje dhe dhunë.
Ndërkohë janë sekuesruar edhe 80 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e kokainës dhe heroinës. Gjithashtu janë sekuestruar 13 kilogramë lëndë narkotike .
Grupi ishte i fokusuar kryesisht në rajonin e Lombardisë dhe Piemontes.