20 persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit, për shkak të një operacioni të madh antidroge që është ndërmarrë në Itali, Spanjë dhe Austri.
Sipas mediave italiane, grupi i strukturuar i trafikut të drogës përmban italianë, moldavë, ukrainas dhe shqiptarë. Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur, por ajo çka bëhet me dije është se iu është sekuestruar një sasi e madhe droge si dhe iu janë konfiskuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që arrijnë shumën e 1 milion eurove.
Operacioni i koduar “Indoor” është ndërmarrë si pasojë e hetimeve që kanë nisur nga policia italiane në prill të 2017-s. Sipas këtyre hetimeve, grupi i strukturuar importonte lëndë narkotike nga Spanja për t’u shitur më pas në brendësi të tregjeve të Venecias dhe pranë shkollave e parqeve.