‘Shkatërrohet’ rrjeti i trafikimit të emigrantëve përmes 'rrugëve të Ballkanit’, arrestohen 15 persona në Austri
Emigrantët pranë kufirit ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë
Autoritetet në Austri kanë shkatërruar një rrjet trafikantësh, që kishin sjellë në shtet qindra emigrantë përmes Ballkanit.
Policia në provincën Lower të Austrisë tha më 27 nëntor se në ditët e fundit, 15 trafikantë – shtetas të Moldavisë, Ukrainës dhe Uzbekistanit – u arrestuan gjatë kontrolleve në disa vetura të dyshuara, por edhe në një hotel në Vjenë.
Personat e arrestuar dyshohet se kishin trafikuar migrantët dhjetëra herë. Ata besohet se kishin transportuar migrantët me vetura dhe furgonë nga kufiri ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë përmes Sllovakisë dhe Çekisë, deri në pjesën verilindore të Austrisë, tha policia.
Shumica e migrantëve ishin nga Libani, Egjipti dhe Siria dhe qëllimi i tyre kryesor ishte që të arrinin në Gjermani.
Ky rrjet trafikantësh besohet se kishte transportuar mbi 700 persona, duke marrë 4,000-5,000 euro për person për çdo udhëtim deri në Austri. Policia tha se ky grup kishte përfituar mbi 2.5 milionë euro nga trafikimi i migrantëve.
Trafikantët besohet se ishin rekrutuar në shtetet e tyre të lindjes përmes njoftimeve në rrjetet sociale, ku ofroheshin punë si shoferë me pagë mujore prej 2,000 deri në 3,000 euro, tha Policia austriake.
Autoritetet thanë se operacioni i trafikimit të njerëzve tregoi se e ashtuquajtura “Rrugë Ballkanike” është mjaft aktive dhe shumë e rrezikshme për migrantët, pasi një numër migrantësh vdiqën gjatë këtij viti.
“Për shkak të nivelit të lartë të aktivitetit në Ballkan, atje gjithmonë ka situata shumë të rrezikshme. Nganjëherë migrantët duhet të qëndrojnë me orë të tëra në furgonë që kanë pak ajër”, tha Gerald Tatzgern, shef i zyrës kundër trafikimit të njerëzve në Policinë austriake./ REL
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.8%
-
Pak
81.9%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj niset për vizitë zyrtare në Austri, takim me homologun austriak dhe shqiptarët që jetojnë atje
24 Mars, 16:55
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
Rama në podcastin ‘Flasim’, thirrje emigrantëve të kthehen në atdhe: Ejani! Ka një gjë këtu që s’e gjeni në asnjë vend tjetër (VIDEO)
22 Mars, 09:02
-
‘Mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi’, ambasadorët austriakë të rajonit takim me Dumanin në SPAK: Pavarësia në hetim thelbësore
20 Mars, 17:47
-
OSBE, trajnim për forcimin e kapaciteteve operacionale të policisë alpine shqiptare
19 Mars, 14:56
-
Begaj takim me ambasadorët austriakë në Ballkan: Vendi juaj ka ndihmuar Shqipërinë në momentet kyçe të historisë, përfshirë edhe anëtarësimin në BE
19 Mars, 14:20
-
Vuçiç: Situata e sigurisë në Ballkan është seriozisht e lëkundur
10 Mars, 15:50
-
Ardhja e Princ Vidit në një përkujtim dhe një shënim i Fan Nolit
8 Mars, 15:44
-
Njihen lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe të Kosovës edhe në Austri
3 Mars, 12:37
-
USAID, Trump nis një grup prokurorësh në Ballkan për të investiguar përdorimin e fondeve, përfshihet edhe Shqipëria
27 Shkurt, 20:52
-
Shtohet përdorimi i drogës nga të rinjtë në Ballkan, studimi sjell detaje edhe për Shqipërinë
25 Shkurt, 19:52
-
Trafikantët shqiptarë në Angli: Mos na ekstradoni në Belgjikë, burgu me qeli të vogla
24 Shkurt, 13:43