Shkatërrohet banda e kokainës me 7 anëtarë në Itali, në pranga 3 shqiptarë dhe 4 italianë

Shkatërrohet banda e kokainës me 7 anëtarë në Itali, në pranga 3 shqiptarë dhe 4 italianë


 Policia italiane ka shkatërruar një bandë me 7 persona të cilët akuzohen si grup kriminal të cilët trafikonin kokainë.

Në pranga kanë rënë tre shqiptarë dhe katër italian. Konkretisht emrat e të arrestuarëve janë Bledar Shtembarin, Armand Cuni, Angelica Cazzato, Rudenc Medolli, Domenico Pennacchietti, Massimiliano Petrucci dhe Erjon Collaku.

Hetimet e kryera nga ana e karabinierëve në Viterbo datojnë në shtator të vitit 2015, kur një person nga Maqedonia Veriore kishte denoncuar në polici se kishte qenë viktimë e një rrahjeje të dhunshme.

Më pas polcia italiane ka nisur hetimet ndaj shqiptarëve që kishin dhunuar maqedonasin dhe për dia muaj hetime kanë bërë të mundur arrestimin e 7 pjestarëve të grupit kriminal.

Kriminelët importuan kokainë nga Belgjika për ta dërguar atë në Viterbo dhe në disa zona si Canepina dhe Vignanello.

Por kush janë shqiptarët e arrestuar në operacion?

Bledar Shtëmbari, i njohur si Bledi 44 vjeç rezulton se ka qenë ndër personat që drejtonin bandën. Shtëmbari kishte trafikuar drogë nga Belgjika në Itali.

Armand Çuni një shtetas shqiptar 44 vjeç një shtetas i parregullt në territorin kombëtar, u mor në paraburgim. Ai në organizatë kishte rolin e pjesëmarrësit, që merrej me shitje me pagesë.

Si dhe i treti që  është 37-vjeçari shqiptar, Erjon Collaku: ai ishte i vendosur në Spanjë dhe në atë gjykatësi hetues i Romës lëshoi ​​një urdhër arresti.

Akuzat me të cilat përballen të arrestuarit janë prodhimi, trafikimi dhe posedimi i drogës; krijimi i një grupi me synim të trafikut të lëndëve narkotike, rrëmbim për të marrë para, plagosje e rëndë si dhe mbajtje pa leje e armëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë