SHKB hetim oficërevë
që tradhtuan kolegët

TIRANE- Oficerë të Policisë së Shtetit, që kanë marrë pjesë në operacionin për arrestimin e grupit të vendosjes së lëndëve eksplozive, kanë tradhtuar kolegët e tyre, duke dekonspiruar operacionin e koduar “Megaoperacion”. Pikërisht këta oficerë që mendohet se kanë dhënë informacion për shtypin më përpara se ç’duhej, janë bërë objekt të një hetimi paralel që ka nisur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.

Sipas burimeve, të prokurorisë publikimi i të dhënave në media, i ka dhënë mundësi dy kushërinjve Andon dhe Genis Mehillaj, të reagojnë menjëherë duke u fshehur. Sot e kësaj dite nuk dihet vendodhja e tyre, ndërkohë policia e shtetit ka kryer kontrolle në banesa dhe vende se ku mund të strehohen dy kushërinjtë, por të gjitha kërkimet skanë dhënë rezultat. Burimet sqaron se janë duke u hetuar oficerët e policisë që kanë dhënë detaje rreth arrestimit të shtetasit Julian Sinanaj, kreyr ditën e shtunë në zonën e “21 dhjetorit”, në prani të të dashurës së tij. Sipas prokurorisë, oficerët kanë dekonspiruar hetimin që në momentin kur kanë marrë udhërin e arrestit të lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Arrest oficerëve
Sipas të dhënave nga SHKB-ja, bëhet fjalë për dekonspirimin e arrestimit të Genis Mëhillaj dhe Andon Mëhillaj, të cilët janë shpallur në kërkim. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se, janë gati disa fletë-arreste për oficerët e policisë që kanë nxjerrë informacione, që kanë sjellë edhe arratisjen e tyre, si dhe do të shoqërohen edhe gazetarët të cilët kanë nxjerrë të dhënat e operacionit “Mega Operacion”.

Sipas dyshimeve të SHKB-së dy kushërinjtë Mëhillaj janë njoftuar se do të arretstoheshin dhe menjëherë kanë fikur celulart duke u larguar nga banesa. Sinjalizimi dyshoet se mund të ketë ardhur nga ndonjë efektiv polici, e çka ka sjellë dëmtime të mëdha për operacioni dhe ka dekonsipuar aksionin duke vënë në rrezik jetën e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Prokuroria e Përgjithshme gjithashtu, ka bërë të ditur se, ka nisur hetime për të zbuluar se kush i ka dhënë informacion medias në lidhje me këtë operacion.

Nxjerje sekreti
Sipas prokurorisë, procedimin penal ka nisur për “nxjerrje të sekretit hetimor”, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione jozyrtare, lidhur me operacionin dhe hetimet, në kuadër të të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale, ndër të tjera edhe vrasje me pagesë. Sipas prokurorisë, “procedimi në këtë rast bazohet në nenet 122 dhe 294 të Kodit Penal, si edhe në nenet 103, 104 dhe 279 i Kodit të Procedurës Penale”. Deri më tani konstatohet se nga burime, për të cilat po punohet për t’i identifikuar, i janë ofruar medias të dhëna, të cilat rrezikojnë hetimin dhe, për më tepër, jetën e personave të përfshirë në këtë çështje, ka bërë të ditur Prokuroria e Përgjithshme.

Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera