Shkel ligjin duke prerë dru zjarri
i jep edhe makinës pa patentë

Një 20-vjeçar është arrestuar në Shijak pasi transporte dru me një automjet tip “Benz”. Sipas policisë, i riu nuk ishte i pajisur me patentë dhe akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve.
 
Ardjan Bushi, banues në Ishëm të Durrësit, është ndaluar në fshatin Rrotull, Ishëm, bënë me dije sot burime zyrtare nga policia.
 
Bushi ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz me targë DR 5769 B pa leje drejtimi dhe në sediljen e pasme të mjetit kishte ngarkuar dru zjarri, saktësojnë burimet.
 
Materialet në ngarkim të 20-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale, ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve”.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi