VLORE - Pasagjerët e linjës Brindizi -Vlorë që ndodheshin në tragetin kompanisë “Red Star” kanë pritur më shumë se katër orë në det të hapur përpara se trageti të lejohej të ankorohej në portin e Vlorës.

Elsi Goga komisar i tragetit të kompanisë “Red Star” në një lidhje telefonike për A1 Report ka pohuar se kanë ardhur që në orën 7 në portin e Vlorës, por nuk janë lejuar nga kapiteneria të ankoroheshin.

Trageti në të cilin ndodheshin më shumë se 200 persona është ankoruar në port vetëm në orën 11 të ditës së sotme, ndërsa kjo situatë përsëritet prej një javë, kohë kur u vendos që në këtë linjë të operonin dy tragete.

Ndërkohe trageti i kompanisë “Red Star” është futur në port vetëm pasi ka mbaruar zbarkimin e pasagjerëve trageti i kompanisë Horizont.