Shkelën masat anti-COVID, gjobiten 9 lokale dhe 692 qytetarë pa maska! 27 prej tyre shkelën karantinën pas orës 22:00

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjoba 629 qytetarë pa maska dhe 9 lokale të cilët kanë shkelur masat anti-COVID. 27 qytetarë janë gjobitur pasi kanë thyer karantinën dhe kanë dalë pas orës 22:00.

Në polici janë shoqëruar 8 persona, që nuk treguan mjetin e identifikimit, më pas ata u gjobitën me nga 3 mijë lekë dhe u lanë të lirë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë ndëshkuar me masë administrative, 692 qytetarë dhe 9 administratorë lokalesh, pasi nuk i respektuan këto masa.

Masë administrative edhe për 27 qytetarë dhe 2 subjekte që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00.  

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.  

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 692 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. 

 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 9 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. 

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave kufizuese, kanë konstatuar 2 lokale ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili nga subjektet shërbimet është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. 

Gjithashtu, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 27 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. 

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin