Shkelën rregullat e qarkullimit, arrestohen 22 shoferë në Fier, gjobiten 3341 drejtues mjetesh (VIDEO)

22 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë, nga të cilët 13 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pas kontrolleve të kryera nga policia Rrugore e Fierit për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia njofton më tej se si rezultat i këtyre kontrolleve janë tërhequr 13 leje drejtimi dhe janë vendosur 3341 masa administrative, nga të cilat 225 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 905 masa për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 2211 masa për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor.

Nga ana e specialistëve të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për të këshilluar, evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, duke u bërë shkak për aksidente rrugore.

Efektivët e Policisë Rrugore në Fier kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve mbi pasojat e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara.

Policia Rrugore e qarkut Fier falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë