Shtatë shoferë kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor duke u bërë burim aksidenti.
Ndërkohë 9 të tjerë po procedohen n gjendje të lirë pasi janë kapur duke i dhënë makinës në gjendje të parregullt.
Duket se shoferët problematikë nuk i kanë shpëtuar dot radarëve dhe komisariatit dixhital pasi tashmë janë konstatuar dhe do vuajnë pasojat ligjore.
Gjithashtu, janë pezulluar 27 leje drejtimi, nga të cilat: 19 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 8 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 1146 masa administrative, të ndara si vijon:
- 33 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 16 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
- 7 masa për përdorimin e aparatit celular;
- 265 masa për parakalime të gabuara;
- 50 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
- 96 masa për tejkalim shpejtësie;
- 2 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
- 677 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Komente









