Tre drejtues automjetesh janë arrestuar në Durrës gjatë javës së fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtimit të mjeteve.

Gjithashtu, janë pezulluar 40 leje drejtimi, nga të cilat 4 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 36 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.    

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1186 gjoba, për shkeljet si më poshtë:

• 253 masa administrative, për parakalim të gabuar;

• 39 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

• 71 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 322 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;

• 176 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

• 3 masë administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;

• 4 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe

• 318 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Gjobat dhe arrestimet janë bërë  krahas masave të shtuara të Policisë Rrugore për menaxhimin e fluksit gjatë sezonit turistik, me kontrolle për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.