103 masa administrative janë vënë në Durrës ndaj drejtuesve të automjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ekspertët e policisë, kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve të cilët kanë drejtuar automjetet në gjendje të dehur, ndërkohë që janë pezulluar edhe dy leje drejtimi.


durres

Këto masa janë marrë pas ngritjes së pikave të kontrollit në pjesë të ndryshme të territorit të Durrësit, në akset rrugore kryesore dhe dytësore që paraqesin rrezikshmëri dhe që janë burim aksidentesh për përdoruesit e rrugës.

durres

Policia ka arrestuar Eduart Qevani 26 vjeç,  Xhaferr Shtimo 54 vjeç të cilët janë konstatuar se kanë konsumuar alkool gjatë drejtimit të mjetit dhe kanë drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.

durres


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)