Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten mbi 1 mijë drejtues mjetesh gjatë muajit gusht në Durrës! 20 në pranga, 5 në hetim

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten mbi 1 mijë drejtues mjetesh gjatë muajit gusht në Durrës! 20 në pranga, 5 në hetim

Policia Rrugore

Më shumë se 1 mijë shoferë janë gjobitur nga Policia Rrugore e Durrësit, ndërsa 20 prej tyre janë vënë në pranga dhe 5 nën hetim pasi u kapën në shkëlje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga kontrollet intensive, të kryera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, gjatë një jave Policia Rrugore ka arrestuar 20 drejtues mjetesh dhe ka vënë nën hetim 5 të tjerë. Ndërsa me masa administrative janë ndëshkuar  mbi 1300 shoferë.

493 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

173 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

86 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

39 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

538 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ 15 minuta lojë, Maguette zhbllokon derbin me një supergol! Partizani i shënon Tiranës, Cara del i dëmtuar (VIDEO)

DIREKT/ 15 minuta lojë, Maguette zhbllokon derbin me një supergol! Partizani i shënon Tiranës, Cara del i dëmtuar (VIDEO)