Shkeli ligjin, IKMT padi kreut
të bashkisë Gjirokastër, Bime
VD/Lidhja telefonike me Flamur Bime

Shkeli ligjin, IKMT padi kreut<br />të bashkisë Gjirokastër, Bime<br />VD/Lidhja telefonike me Flamur Bime
GJIROKASTËR - Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, kallëzon penalisht kryetarin aktual të bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime si dhe disa zyrtare të tjerë.
 
Vendimi i IKMT ka ardhur për shkak të një vendimi të miratuar nga Bime në kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti për ndërtimin e një pallati 7 katesh në lagjen "18 shtatori" të këtij qyteti në kundërshtim me legjislacionin shqiptar.
 
Leja është dhënë me afat një vit në vitin 2009, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve është lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh.
 
Vendimet janë dhënë pa pasur më parë dhe pa u bazuar në asnjë plan rregullues dhe asnjë studim urbanistik pjesor të miratuar sipas ligjit.
 
IKMT ka kallëzuar po ashtu edhe Kryeinspektorin dhe inspektorët e IKMT të bashkisë Gjirokastër, shtetasit Ilir Çumaku ish-sekretar i KRRT në Bashkinë Gjirokastër, shtetases Antoneta Çako ish-sekretare e KRRT në Bashkinë Gjirokastër, si dhe ish anëtarëve të Sekretariatit Teknik të KRRT Bashkia Gjirokastër.
 
Akuza për të gjithë shtetasit e mësiperm është "shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim".

ndertesa me logo
(Ndërtesa në Gjirokastër që IKMT, kallzoi kryebashkiakun Bime dhe zyrtarë të tjerë)

Ora 18:50 Bime: Do provoj se kjo akuzë nuk qëndron 
Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime në një lidhje telefonike për A1 Report ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni rreth kallëzimit penal nga IKMT ndaj tij dhe është njohur në lidhje me këtë nga telefonatat e miqve. Ai thekson se do të shprehet më gjatë rreth akuzës kur të njihet zyrtarisht me të, gjithsesi ai shton se do të provojë me dokumente e fakte që kjo akuzë nuk qëndron.
 
“Jam duke udhëtuar, për akuzat jam njohur përmes miqve që më kanë telefonuar për akuzat. Kur ta shikoj akuzën do iu them tepër. Falenderoj IKMT që me kërkesën time erdhi në Gjirokastër. Do të provoj me dokumente e fakte që kjo akuzë nuk qëndron. ”- tha për A1 Report 


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite