Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë a së Durrësit.
23 vjeçari me iniciale B.A banues në Durrës kishte shkelur masën e arrestit të shtëpisë dhënë më parë nga Gjykata.
Gjithashtu është vënë në hetim në gjendje të lirë dhe një 29 vjeçar me inicialet F.A që ishte dhe pronari i makinës me të cilën lëvizte 24 vjeçari pasi pas kontrollit të policisë iu gjet në makinë një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit kokainë.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës ndaluan shtetasin B. A., 23 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me automjet, në shkelje të masës "Arrest në shtëpi", të caktuar nga gjykata. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi F. A., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi B. A., 29-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.