Një kryefamiljar në Shkodër u vu në pranga nën akuzën e dhunës në familje. 46 vjeçari Afrim Hoxhllaku, banues në fshatin Melgushë, u vu në pranga dy ditë më parë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, E. Hoxhllaku, 39 vjeçe. 46 vjeçari akuzohet se ka thyer vendimin e urdhrit të mbrojtjes, pasi e shoqja e kishte denoncuar më herët për dhunë. Konflikti ka ndoshur në banesën ku jetonte çifti, bën me dije policia. Hoxhllaku akuzohet për veprat penale, “Dhunë në Familje” dhe “Pengimi për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”.