Shkelja e hapësirës ajrore, Erdogan
Rusia dhunon sovranitetin e Turqisë

Shkelja e hapësirës ajrore, Erdogan<br />Rusia dhunon sovranitetin e Turqisë
Një konflikt i ri mes Rusisë dhe Turqisë duket në horizont. Një ditë më parë ministria  e Jashtme turke njoftoi se  një avion rus kishte shkelur sërish hapësirën ajrore turke. Por më i ashpër ishte presidenti turk Erdogan, i cili tha se Rusia do përballet me pasoja.

Ankaraja dhe Moska janë përplasur sërish, ndërsa në horizont duket një tension i ri. Një ditë më parë ministria  e Jashtme turke njoftoi se  një avion rus kishte shkelur sërish hapësirën ajrore turke, kjo pas rrëzimit të avionit rus në nëntor të vitit të kaluar.  

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan e përshkroi qëndrimin e Moskës si një përpjekje për të krijuar destabilitet në rajon.

“Nëse Rusia vijon të dhunojë sovranitetin e Turqisë,  ato do të përballem me pasoja. Kjo sjellje e papërgjegjshme nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve mes NATO-s dhe Rusisë dhe as në paqen dhe stabilitetin e rajonit. Përkundrazi, e dëmtojnë atë”, deklaroi Erdogan.

Por Moska i cilësoi deklaratat turke si një propagandë e pastër, ndërsa ripërsëriti qëndrimin se avioni rus se nuk ka shkelur në territorin turk. Tensionet mes dy vendeve kanë qenë të larta që prej muajit nëntor, kur avionët luftarakë turq rrezuan avionin rus Su-34 me pretendimin se kishte shkelur hapësirën ajrore turke.  

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova