MEMALIAJ- Një tender 4.1 milionë euro i vitit 2021 në Bashkinë e Memaliaj, për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit dhe 8 fshatrave përreth, ka çuar në GJKKO si të pandehur ish kryebashkiakun socialist Gjolek Guci, ish zëvendësen e tij Edmonda Harizi dhe 2 zyrtarëve të tjerë. Guci në cilësinë e titullarit të autoritetet nënkontraktues dhe 3 të tjerët, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Prokuroria e Posaçme njofton se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen e cila ka nisur pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti shkelje të rënda në tenderin për “Ndërtimin e Ujësjellësit Rajonal për fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë-Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës dhe qytetin Memaliaj”, si në prokurim ashtu edhe në zbatim.
SPAK thotë se historia e projektit ka nisur që më 21 shtator 2020, kur Kryetari i atëhershëm i Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, ka firmosur kontratën me një kompani private “Artreum Generation” sh.p.k, me pronar Lorenc Bamin dhe administrator në atë kohë Aldo Shehu. Por kjo dhuratë sipas SPAK nuk ishte dhe aq falas pasi përfituesja fundore e tenderit do të ishte pikërisht Artreum Generation”.
Fondi limit i ujësjellësit u vendos mi 493 milionë lekë të reja, aq sa e kishte vlerësuar vetë kompania në projektin e dhuruar. Prokuroria e Posaçme thotë se pas analizës së dokumentacionit u arrit në përfundimin se Edmonda Harizi, Feta Hoxha, Bersant Ylli dhe kryebashkiaku Gjolek Guci kanë avatntazhuar dy kompanitë që fituan tenderin, “KEG” sh.p.k. & “ED Konstruksion” sh.p.k., edhe pse ato kishin mangësi në dokumentacionin e paraqitur, veçanërisht në kriteret për kapacitetin teknik.
Ndërsa në fund thotë SPAK është pranuar nënkontraktimi pikërisht i “Artreum Generation”, i cili ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit, pasi kishte dhuruar projektin dhe kishte hartuar specifikimet teknike dhe nuk plotësonte kriteret ligjore për nënkontraktor. Pra kompania që kishte dhuruar projektin do të bënte punimet, për të cilat në fakt SPAK thotë se ka hapur me fraksion një tjetër hetim i cili do të sqarojë pikërisht zbatimin e kontratës. Për këtë projekt partitë opozitare kanë akuzuar se edhe pse investimi ka qenë 4.1 milionë euro, qytetarët e Memaliajt nuk kanë ujë në çezmat e tyre.
Komente









KETA PLEHRA QE VJEDHIN TENDERAT TE RRIHEN PUBLIKISHT NGA POPULLI ME THUPRA THANE.....
PërgjigjuNë burg të ngordhin kusarët e parave publike.Kur u korruptua besoj i erdhi mirë,ndërsa tani thotë është i burgosur politil.
PërgjigjuI burgosuri politik i radhes.
Përgjigju