Shkelje në tregtimin e mishit, AKU
ndëshkon rëndë 3 mjekë veterinarë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar nga detyra tre mjekë veterinarë, pasi janë kapur me shkelje gjatë kryerjes së detyrës. AKU njofton se iu ka hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit mjekëve në Bilisht, Durrës e Pogradec.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar nga detyra tre mjekë veterinarë, pasi janë kapur me shkelje gjatë kryerjes së detyrës. AKU njofton se iu ka hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit mjekëve në Bilisht, Durrës e Pogradec.
Njoftimi i AKU:Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vazhdim të masave për disiplinimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, ka konstatuar se janë bërë shkelje edhe nga vetë mjekët veterinerë. Pas verifikimit të shkeljeve, është njoftuar Urdhri i Mjekut Veterinar të Shqipërisë, për tre raste, për Bashkinë Bilisht, Bashkinë Durrës dhe Bashkinë Pogradec.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit përkatës për veprimet e kryera nga mjekët veterinarë, u gjend se veprimet ishin në kundërshtim me Kodin e Etikës Profesionale, bazuar në nenin 18, pika 1,3 të ligjit nr.113 vitit 2015 “Për urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar”. Ndaj tyre u mor vendimi që t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit të mjekut veterinar për një periudhë të caktuar mujore, bazuar në shkeljet e kryera.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se do të vazhdojë të jetë konstant në evidentimin e çdo shkelje që mund të bëhet qofshin këto nga mjekët veterinerë apo prodhuesit, tregtuesit e produkteve ushqimore, me qëllim rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që për çdo shqetësim në lidhje me sigurinë ushqimore, të denoncojmë pranë portalit online Inspektori Digital, ku mund të denonconi nga çdo smartphone ose në emailin zyrtar të AKU-së [email protected].
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.7%
-
Të gabuar
55.9%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Dimri është stina e tyre! Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që e adhurojnë të ftohtin
23 Janar, 19:55