Edon Zhegrova është në planet e Juventusit për dritaren e transferimeve të verës 2025. Sulmuesi i Kosovës ishte ndër më të mirët në Lille 1-1 Juventus, duke dhënë asistin për francezët.
Është 'Gazzetta dello Sport' në Itali që bën me dije se drejtori i Juves, Cristiano Giuntoli ta konsiderojë sulmuesin anësor për verën që vjen. Një ndeshje ndaj Juventusit i mjaftoi Zhegrovës për të vendosur kandidaturën e tij si të preferuar mes tifozëve të Juventusit.
Verën e kaluar Giuntoli e konsideroi krahun e djathtë shqiptar ndër objektivat e parë të sulmit, por disa rrethana më pas favorizuan operacione të tjera. Lojtari që kërkohej u gjet te Conceicao, tre vjet më i ri dhe tashmë i pozicionuar mirë për të dhënë një kontribut të nivelit të lartë dhe Nico Gonzalez u zgjodh i favorizuar nga njohuritë e tij për Serinë A, gjë që e lejoi atë të mos kërkonte kohë për ambientimin.
Duke marrë parasysh që Giuntoli është rikthyer shpesh në pista tashmë të shkelura në të kaluarën, megjithatë, sulmuesi i Lille nuk duhet të harrohet në dritaret e ardhshme të transferimeve.
-
do te besh gabimin me te madh te kalosh ne skuadren me HAJDUTE te rruzullit
Përgjigju -
EDON FARAI LO SBAGLIO PIU GRANDE DELLA TUA VITA ANDARE NELLA SQUADRA PIU LADRONA AL MONDO. SAREBBE UN SUICIDIO
Përgjigju









Komente
Komento