Te Juventusi pas disa afrimeve ka ardhur koha për largimet. Ai që do t’u thotë lamtumirë bardhezinjve është sulmuesi i datëlindjes 2000 Moise Kean.
Për ‘bomberin’ e vogël Everton ka mbyllur gjithçka mbi bazën e 30 mln eurove, ndërsa 10 mln të tjerë do të jepen në formë bonusesh. Kean do të mbërrijë nesër në Liverpool për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratë.
Moise Kean I cili është nën administrimin e agjentit Mino raiola shkëlqeu në pjesën e dytë të sezonit me Juventusin duke realizuar 7 gola në 16 ndeshje.
Komento