Shkëlqeu me Romën dhe Juven, Mirko Vuçiniç dënohet me dy vite burgim për evazion

Shkëlqeu me Romën dhe Juven, Mirko Vuçiniç dënohet me dy vite burgim për evazion

Mirko Vuçiniç

ITALI / Ish-lojtari i kombëtares malazeze, Romës dhe Juventusit, Mirko Vuçiniç është ylli i radhës i futbollit që u gjend në konflikt me organet e drejtësisë për shkak të ‘këshillave të këqija’. Vuçiniç u dënua sot me dy vjet burg me kusht për evazion fiskal, përkatësisht të kryera nga viti 2014 deri në vitin 2017, teksa dyshohet se ka fshehur 6 milionë euro, të cilat nuk i ka raportuar në organet tatimore italiane.

Ish-sulmuesi i Romës dhe Juventusit kishte një vendbanim të përhershëm të regjistruar në Itali dhe fitonte para të padeklaruara si lojtar i Al Jazira-s në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vuçiniç e ka bazuar mbrojtjen në faktin se rrogën e ka marrë në Emiratet e Bashkuara Arabe, por prokurorët kanë vërtetuar se në atë kohë ai ishte ende i regjistruar në Itali dhe se në atë kohë ka banuar edhe në atë vend.

Përfaqësuesit e bindën Vuçiniç se ai nuk është i lidhur fiskalisht me Italinë dhe me shpalljen e vendimit, gjyqtarja Valeria Fidelle urdhëroi bllokimin e të gjitha llogarive rrjedhëse të Vuçiniç dhe konfiskimin e pasurisë së tij. Vuçiniç e përfundoi karrierën e tij në vitin 2017, duke lënë gjurmën e tij më të madhe në Serinë A italiane.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 21/10/2023 12:53

    TI PAREVA...UN GOBBO LADRO, GIUSTO COSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja