Shkëlqim Hajdari: Adriatik Llalla kanceri i Prokurorisë! 'Kushtetuesja' në janar me 7 anëtarë! SPAK do japë rezultate në 6 mujorin e dytë për 'peshqit e mëdhenj'

TIRANË- Ish- prokurori Shkëlqim Hajdari tha se Vettingu ka dhënë rezultatet e tij, duke nxjerrë nga sistemi i drejtësisë prokurorë si "lloji i Adriatik Llallës", më këtë të fundit që e quajti "kancer të Prokurorisë".

Në një intervistë për Report Tv, në emisionin 'Repolitix', Hajdari tha se në një vit SPAK, kurrsesi nuk mund të kishte rezultate të shpejta. Sipas tij, rezultatet me "peshqit e mëdhënj" do i jap në 6 mjorin e dytë të vitit 2021.

"Llalla rezultoi një kancer në Prokurori, Vettingu po jep rezultat se edhe lloji i Llallës ka dalë jashtë sistemit, unë jam i pirur te deklarata e Arben Krajës, se edhe kur më keni pyetur kam thënë që rezultatet e shpejta mos prisni se janë në fazën që po maturohet një institucion", tha Hajdari.

Duke u ndalur te formimi i Gjykatës Kushtetues, Hajdari tha se shkaktare për mungesën e saj është politika, duke shtuar se në janar do të ketë 7 anëtarë, e aftë për të marrë vendime.

"Nuk janë emra shumë të fortë që godasin në kokën e gazetarëve, por dhe emra të panjohur nuk janë. Vonesa është e kuptueshme, politika është përgjegjëse për vonimin e Gjykatës Kushtetuese se krijimi i tyre u nda në 2 skuadra Partizani me 17 nëntorit dhe duket se ne jemi 3 me 3. Një pjesë e gjyqtarëve janë zgjedhur pa qenë 3 kandidatura nga KED, presidenti dhe parlamenti ka zgjedhur me një kandidaturë, është e vërtetë që politika është përpjekut të ketë njerëz që përveç aftësive të tyre morale të kenë edhe mirënjohjen e politikanët, kjo është e vjetër, ne në fillim të janarit do bëhemi me 7 anëtarë, dhe me kaq jo vetëm që krijon kuorimin, por edhe mund të krijojë vendime, 7 me 5 është një gjykatë që jep vendime. E rëndësishme është ca do bëjë tani Gjykata Kushtetuese, e rëndësishme është që këto njerëz a do jenë njerëz profesionist të ndarë politike? Historia ka treguar që njerëzit që marrin detyra kaq të larta fillojnë dhe i thërrasin mendjen, shumica e tyre kanë mandat 9 vjeçar dhe ne punën e tyre do e shikojmë në vendimet e nxehta që do shqyrtohen që në janar dhe Gjykata Kushtetuese i ka gjyqet e hapura, ato që shkojnë palë janë avokat shumë të zot dhe unë them që në këtë klimë që është në Shqipëri them se gjykata do bëjë distancimin e plotë dhe do të marrin vendime të drejta", tha Hajdari në Report Tv.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 25/12/2020 09:26

    Hajdut me cizme je edhe ti o Shkelqim , ke bere leke me thase o m.... dhe i pastron yt bir te ai " fondacioni" i famshem .Po ka fytyren tende te shemtuar drejtesia e re flm po nuk e duam

    Përgjigju
  • Haki: 25/12/2020 08:07

    Ku te shkrin fare. Beri palle e para ne kohen e idiotit Bamir Topi. Nje cope delirant. Jep edhe mend pale.

    Përgjigju
  • E verteta: 25/12/2020 00:47

    Gjysmen e dyte te 2021 ose kurre nese njerez te koruptuar dhe injorante si puna jote japin akoma mend per drejtesine. Vilen, makinat dhe pasurine ta ka verifikuar kush deri me sot? Pa parate qw pastrohen me Fundjaven Ndryshe???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën