ELBASAN- Një polic është gjobitur në Elbasan, pasi iu publikua një video ku shkelte rregullat e qarkullimit rrugor me makinën e policisë. Punonjësi i Policisë inspektor A. B., është gjobitur me 3 mijë lekë.
“Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij automjeti, punonjësin e Policisë inspektor A. B., me masën administrative maksimale për shkeljen e kryer (3000 lekë të rinj), bazuar në pikën 15, të paragrafit të 2-të, të nenit 146 të Kodit Rrugor”, njofton policia.
Gjithashtu, për punonjësin e Policisë inspektor A. B. ka nisur hetimi administrativ, për shkelje të lehtë.