Djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, ka sulmuar me tone ironike kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit në një intervistë mbrëmjen e djeshme tha se Berisha i ka shumë borxhe Partisë Demokratike që e ka mbështetur në gjithë këto vite.

PD i ka borxhe Lulzim Bashës, pasi nuk e bëri president dhe dy herë kryeministër”, shkruan Shkëlzeni me ironi në rrjetin e tij social Facebook.

Kjo ironi i referohet në mënyrë indirekte humbjeve të Lulzim bashës brenda PD, pasi humbi dy herë zgjedhjet dhe nuk arriti të bëhej kryeministër.

Basha deklaratën e tij kundrejt Berishës e ka bërë i ftuar në një studio televizive ku ka folur për gjendjen aktuale të partisë.