Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka publikuar në rrjetin social Facebook fotot e takimit me Ansamblin, duke e shoqëruar edhe me disa momente pikante, ndërsa ka falenderuar artistët për emocionet që përcollën në Tiranë mbrëmjen e 2 janarit.
Siç duket edhe nga fotot, Shkëlzen Doli i ka zënë vendin Ramës në një moment ndërsa kreu i qeverisë ka preferuar të qëndrojë në këmbë.
“Mirenjohje Shkelzen Dollit dhe Ansamblit Filarmonik te Vienes per mbremjen fantastike qe i dhuruan Shqiperise, Kosoves e gjjthe shqiptareve kudo, permes Koncertit te Vienes ne Tirane qe mori ngjyra te veçanta fale gjetjes se bukur te qelesheve, rakise dhe dollise se ngritur nga instrumentistet vieneze ne gjuhen shqipe: GEZUAR VITIN E RI”, shkruan Rama.
[gallery]20387[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
