Shkëlzen Doli rikthehet me
koncert madhështor në Tiranë

Shkëlzen Doli rikthehet me<br />koncert madhështor në Tiranë
Shkëlzen Doli, violinisti shqiptar me famë botërore do të rikthehet sërish në Shqipëri. Këtë radhë vjen për të mbajtur një show muzikor madhështor.

Edhe pak javë na ndajnë nga data e këtij koncerti që do të jetë më 23 shtator.

Ai do të perfomojë me violinën e tij në në sheshin “Skënderbej” me eventin artistik të titulluar, “show outdoor”, “Shkëlzen Doli – Albanian Soul”.

Doli është ideatori dhe udhëheqësi artistik i këtij projekti muzikor.  Ky eveniment artistik do të transmetohet nga një numër televizionesh në Evropë, Azi dhe SHBA.  

Bashkë me Shkëlzen Dolin do të ngjiten në skenë rreth 70 instrumentistë virtuozë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Pritet që në këtë koncert të marrin pjesë të ftuar specialë, artistë të mëdhenj, emrat e të cilëve do të zbulohen nga organizatorët dy javë më vonë. 
 
Ky eveniment do të mirëpresë në sheshin “Skënderbej” artdashës nga gjithë trojet shqipfolëse, diaspora, por dhe shumë turistë të huaj.
 
Bazë e këtij koncerti do të jetë muzika shqiptare, por në program do të ketë dhe pjesë të zgjedhura nga muzika klasike ndërkombëtare.

Redaksia Online
DH.H/ shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?