Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Ulëz të Matit për shkak se janë kapur duke shkëmbyer një shumë eurosh me lekë të përfituara nga droga.
Të arrestuarit në flagrancë janë R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz, Mat ndërsa u shpall në kërkim E. Ll, 29 vjeç, banues në Baz, Mat.
Aksioni për kapjen e tyre ka ardhur pas 6 muajsh hetime, ku këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit.
Pas arrestimit këtyre personave u janë sekuestruar 6 400 euro, 24 100 lekë, 45 gram kanabis, 1 orë dore dhe 1 aparat celular.
Ndërkohë policia njofton se po vijon puna për arrestimin e të tjerë personave të përfshirë në veprimtarinë e mbjelljes së kanabisit.
Komento