Shkëmbi i rrezikshëm tek "Uji i Ftohtë" në Vlorë, qytetarët: Bien gurë në rrugë, të vendosen rrjeta

Shkëputja e gurëve nga ky masiv shkëmbor është fenomen natyror që po rrezikon seriozisht jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve. Konstatimi vjen nga qytetarët e Vlorës që frekuentojnë shëtitoren bregdetare. Ata kërkojnë ndërhyrjen nga Bashkia dhe Ministria e Infrastrukturës për vendosjen e rrjetave në masivin shkëmbor pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë.

"Është problem dhe shqetësim për çdo kalimtar. Edhe mund të bien gurët, është me rrezik. Shteti duhet të marrë masa të vendosë rrjeta, ose të provokojnë ta shembin vetë".  Gjithmonë e rrezikuar si në verë ashtu në dimër.  Është rrezik, do rrjetë teli. Po sigurisht që rrezikon po të kalojë makina, ja e goditi dhe u vranë! Të marrin masa pushteti lokal, qeveria. Vazhdimisht kanë rënë gurë", thanë qytetarët.

Rreziku është i dukshëm veçanërisht për mjetet në qarkullim por dhe ata që lëvizin me biçikleta. Ndërkohë dukuria e rrëshqitjes së gurëve është e përsëritur në aksin bregdetar,t eksa më herët një masiv shkëmbor u rrëzua pak metra më larg këtij vendi.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja