Shkëmbim zjarri në rrugët e Washingtonit. Policia: Të paktën një i vdekur dhe pesë të plagosur rëndë

Shkëmbim zjarri në rrugët e Washingtonit. Policia: Të paktën një i vdekur dhe pesë të plagosur rëndë

Shkëmbim zjarri në rrugët e Washingtonit. Policia: Të paktën një i vdekur dhe pesë të plagosur rëndë.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në një zonë të banuar të qytetit, jo larg Shtëpisë së Bardhë.

Konflikti urban me një të vdekur dhe pesë të plagosur nisi në "1300 Columbia Heights", një zonë banimi në pjesën veriperëndimore të Washington DC.

Dy nga të plagosurit e transportuar në spital janë me plagë serioze për jetën.

Policia ka raportuar se ende nuk dihen shkaqet dhe nuk njihen autorët e sulmit me armë.

'ABC' raporton një prani masive të forcave të sigurisë pranë rrugës 14 dhe Columbia Nw dhe se viktima është një burrë ndërsa në mesin e të dëmtuarve është edhe një grua. 

Rrugët përreth zonës së krimit, rreth 3.5 km larg Shtëpisë së Bardhë, janë bllokuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime