Forcat izraelite dhe ato siriane kanë shkëmbyer zjarr mes tyre përgjatë vijës së armëpushimit në Golan Heights. Izraeli i është kundërpërgjigjur me zjarr pasi një nga automjetet e saj ushtarake u qëllua nga forcat ushtarake siriane, thuhet në një deklaratë të forcave ushtarake izraelite.

Mediat lokale raportojnë se nga ky shkëmbim i zjarrit nuk ka pasur të plagosur. Ndërsa fqinji i saj, Siria thotë se shkatërruan një automjet izraelit, i cili po kalonte linjën e armëpushimit në territorin e kontrolluar nga ana e saj.

Siria dhe Izraeli kanë shëkmbyer zjarr disa herë në javët e fundit. Të dyja shtetet kanë qenë në një gjendje lufte që nga viti 1948, por kufiri i armëpushimit ka qenë relativisht i qetë në vitet e fundit.

Izraeli ka pushtuar Lartësinë Golan që prej luftës së vitit 1967. Ajo ka aneksuar territorin në vitin 1981, një lëvizje që nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)