Shkëmbimi i zjarrit mes bandave rivale në Kinostudio, arrestohet një person, 23 të shoqëruar

Shkëmbimi i zjarrit mes bandave rivale në Kinostudio, arrestohet një person, 23 të shoqëruar

Vendi ku ndodhi plagosja

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi dyshohet të ketë lidhje me plagosjen e ndodhur gjatë natës së kaluar në Kinostudio. Në pranga ka rënë i riu Ervis Bano, indërsa policia sqaron se personat e plagosur janë me precedentë kriminalë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës një 29 vjeçar, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku mbetën të plagosur me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar shtetasit J. M., 26 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç (me precedentë kriminal për vepra të ndryshme penale).

Nga specilistët për hetimin e krimeve ndaj jetës dhe pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë (për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal).

Nga veprimet e tanishme hetimore në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të llojit pistoletë të përdorura nga autorët.

Janë shoqëruar në ambientet e policisë 23 persona. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin