Sipas shkencëtarëve, miku i dytë i zgjuar i njeriut përveç shimpazeve janë peshqit.

Sipas një studimi të bërë nga shkencëtarët, peshqit janë po aq të zgjuar sa shimpazetë kur është fjala për të bashkëpunuar për kapjen e ushqimit të tyre.

Koralet edhe pse me ngjyra dhe të brishta, dinë të zgjedhin shumë mirë partnerin e tyre për një punë sa më produktive.

korale

Ata përdorin ngjalat për të kapur prenë e tyre dhe e tregojnë aftësinë e tyre në mënënyrën si zgjedhin ngjalën që është më produktive dhe më e mirë në gjuhën e tyre të komunikimit.

Edhe pse gjitarët kanë një tru tepër të madh, ne nuk mund të gjykojmë gjithçka nisur nga madhësia e trurit, është shprehur biologu detar Alexandër Vail.

Sipas tij, shkencëtarët po merren me studimin e trurit të madh te peshqve dhe të gjejnë kuptimin e tij.

shimpazete

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)