Shkencëtari Hawking: Për faj të
Trump toka do të digjet

Shkencëtari Hawking: Për faj të<br />Trump toka do të digjet
Astrofizikanti britanik Stephen Hawking gjatë një interviste dhënë për BBC, me rastin e 75 vjetorit të ditëlindjes së tij është shprehur se Presidenti Donald Trump është një kërcënim për ambientin.

“Vendimi i Trump për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën, mund ta bëjë tokën si Venusi, me temperatura deri në 250 gradë.

Jemi pranë pikës ku ngrohja globale do të jetë e pakthyeshme. Zgjedhja e Trump mund të shtyjë Tokën të bëhet si Venusi me temperatura 250 gradë dhe shi prej acidi sulfuric”
, tha Hawking.

Për shkencëtarin e kozmosit “ndryshimi klimatik është një nga rreziqet më të mëdha që njerëzimi duhet të përballojë dhe nëse duam ta ndalojmë duhet ta bëjmë tani. Trump, me mohimin e provave të ekzistencës së ndryshimeve klimatike dhe me tërheqjen e SHBA nga marrëveshja e Parisit, do t’i shkaktojë ambientit dëme të pallogaritshme, duke vënë në rrezik natyrën, ne dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz