Shkencëtari sulmohet nga krokodili 125 kg

Shkencëtari sulmohet nga krokodili 125 kg
Ngjarja ka ndodhur në një autostradë të Karolinës së Veriut kur shkencëtari u sulmua nga një krokodil 125 kg i cili per pak i këputi krahun. Për shkencëtarin Fred Boisin, sulmi i krokodilit ishte jë kafshatë shumë e madhe për tu përtypur; ndërsa iu afrua kafshës, krokodili e sulmoi dhunshëm, gati duke ia këputur krahun. Boisi u dërgua në spital ndërsa punonjësit e Komitetit te Jetës së Egër të Karolinës së Veriut arritën të kapin kafshën dhe ta conin në territorin e saj, në kënetën e Qarkut Karteret. Sipas mjekëve shkencëtari kishte tre kafshime në trup.

Boisi ka qenë pjesë e stafit të akuariumit që nga Marsi i këtij viti dhe faqja e tij në Facebook përmban disa foto të tij që merr pjesë në mbledhjen e krokodilëve dhe trajtimin e kafshëve të tjera të rrezikshme.

“Krokodili ishte në avantazh në atë kanal. Na u desh ta joshnim, për ta nxjerrë në një vend të sheshtë ku mund të kishim ne avantazhin”. “Ia arritëm ta lidhim, dhe t’i mbyllnim nofullat. Që nga ai moment, gjithcka shkoi mirë”-tha një prej punënjësve që e kapën atë.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia