Shkenca në kërkim të super përçuesve që do bënin revolucion në energjetikë në SHBA: Do ishte thesar, të gjithë e kanë kërkuar për 70 vitet e fundit

Shkenca në kërkim të super përçuesve që do bënin revolucion në energjetikë në SHBA: Do ishte thesar, të gjithë e kanë kërkuar për 70 vitet e fundit

Foto ilustruese

Super përçuesit apo substancat që lejojnë kalimin e energjisë përmes tyre pa rezistencë, mundësojnë që aparatura të ndryshme të funksionojnë më shpejt dhe të kursejnë energji. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Shelley Schlender, disa prej super përçuesve funksionojnë vetëm në temperatura shumë të ulta. Shkencëtarët tani po kërkojnë të gjejnë mënyra për të shmangur nevojën e ftohjes. Aparaturat mjekësore që gjurmojnë për sëmundje dhe trenat që ecin me shpejtësi të lartë, funksionojnë falë super përçuesve.

Shumica e super përçuesve aktualë, duhet të ftohen në temperatura rreth 100 herë më të ulta se temperatura e dhomës, gjë që kërkon helium të lëngshëm, një lëndë e rrallë dhe e kushtueshme.

Joe Eck, një entuziast nga shteti i Kansasit, dëshiron të gjejë materiale që mund të kryejnë funksionin e super përçuesve, por në temperatura normale.

“Nëse do ta arrinim këtë, nuk do të kërkohej fare ftohje”, thotë zoti Eck.

Me super përçuesit në temperatura normale, makinat elektrike mund të përshkruajnë distanca më të gjata, pa patur nevojë të rimbushen.

Kompjuterët mund të bëhen edhe më të vegjël.

“Super kompjuterat që tani mbushin dhoma të tëra, mund të mbahen edhe në shtëpi”, sqaron më tej zoti Eck.

Disa shkencëtarë thuhet se kanë krijuar super përçues me temperatura normale, që mund të punojnë në kushte laboratorike, nën presion të lartë.

Por shkencëtarë të tjerë e vënë në pikëpyetje vërtetësinë e këtij zbulimi.

Në përpjekje për prodhimin e super përçuesve më të ngrohtë, zoti Eck përzien disa lëndë.

“. . . Bismut, skandium, oksid kadmiumi. Këto janë gjëra të rrezikshme”, e pranon ai.

Ai i pjek ato në furrën e vogël, që e ka ndërtuar vet.

Në Laboratorin Kombëtar “Los Alamos”, Dean Peterson është i njohur me punën e zotit Eck. Shkenctari Peterson thotë se super përçuesit në temperaturën e dhomës do të ishin aq efikas sa bota do të kursente energji.

“Do të ishte një thesar, që të gjithë e kanë kërkuar 70 vitet e fundit”, thotë shkencëtari, Dean Peterson.

Në qytetin Boulder të Kolorados, Danko van der Laan po krijon kabllo që përmbajnë metale të rralla, që funsionojnë si superpërçues, kur ftohen nga azoti i lëngshëm në temperaturë rreth katër herë më të ftohtë se temperatura e dhomës.

“Prodhimi i super përçuesve, që punojnë në temperatura katër herë më të ftohta se temperatura e dhomës, është një hap i madh”, tha zoti van der Laan.

Një kabllo super përcjellëse e hollë sa një laps transporton një sasi elektriciteti, e barabartë me një mori kabllosh konvencionale. Këto dhe kërkime të tjera për të gjetur super përçues më të ngrohtë një ditë mund të çojnë në prodhimin e avionëve që fluturojnë me energji elektrike, si dhe reaktorë për prodhimin e energjisë bërthamore përmes fuzionit (shkrirjes)./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë